Ne përfaqësojmë shumë raste ku përfshihen veprimet individuale të njerëzve, shpesh persona të një profili të lartë dhe karakter të mire, të cilët përballen me rrezikun e dëmtimit të reputacionit si dhe rrezikun e dëmtimit profesional për shkak të hetimeve kriminale.
Mënyra e ndërtimit të mbrojtjes, gjë nga e cila edhe kemi fituar reputacionin, përfshinë analizë të qetë të provave dhe ligjit që duhet të aplikohet, këshilla të kuptueshme dhe promovim të patrembur të të drejtave dhe interesave të klientëve tanë. Ne punojmë ngushtë me klientët tanë për të kuptuar rastin dhe qëllimet e klientit në mënyrë që të krijojmë mbrojtjen më të përshtatshme: qoftë ajo një procedurë e plotë në gjykim apo në procedurën hetimore.
Koci and Vokshi rregullisht mbrojnë/përfaqësojnë në rastet më serioze dhe në rastet e profilit të lartë. Nga politikanët në producentë të muzikës dhe aktorë, komentatorë të shoqërisë civile në Kosovë, aktivist politikë, shërbyes civil, avokatë, mjekë, drejtorë të kompanive, editorë të gazetave dhe gazetarë hulumtues, ne kemi qenë dhe mbetemi të parët në punën e mbrojtjes, vazhdimisht duke mbrojtur të drejtat e njeriut, interesin publik me agumentet ligjore dhe shkencore, në mënyrë që të mbrojmë klientët tanë dhe interesat e tyre.