Arianit Koci është avokat nga Prishtina, i cili ushtron profesionin nga viti 2004. Z. Koci ofron gamë të gjerë të shërbimeve ligjore shumë klientëve vendorë dhe të huaj, ku dhe ka fituar reputacion të lakmueshëm në publikun e gjërë në ofrimin e shërbimeve ligjore, veçanërisht në fushën tregtare, të drejtën e kompanive, fushën penale, atë tatimore, të drejtën bankare dhe të drejtën e punës. Z. Koci, është i njohur për shërbimet që u ofron kompanive lidere në Kosovë, kompanive lidere ndërkombëtare, kompanive tregtare, institucioneve të ndryshme financiare si dhe për përfaqësimin e rasteve të profilit të lartë.
Koci vazhdimisht mbron/përfaqëson në në rastet më serioze dhe ato të profilit të lartë duke filluar nga politikanë, në producentë të muzikës dhe aktorë, aktivistë të shoqërisë civile në Kosovë, aktivist politikë, shërbyes civil, avokatë, mjekë, drejtorë të kompanive, editorë të gazetave dhe gazetarë hulumtues. Z. Koci ka paraqitje të vazhdueshme televizive ku diskuton lidhur me fushat e tij specialistike.