Granit Vokshi
Avokat
Granit Vokshi është Avokat nga Prishtina. Para se të hap avokaturën Z. Vokshi ka punuar në OSBE dhe në EULEX, si Këshilltar Ligjor. Po ashtu, Z. Vokshi ka përvojë edhe në Institucione Publike të Kosovës, ku ka punuar në Agjencinë Kosovare të Privatizimit dhe në Ministrinë e Financave në pozita të larta drejtuese. Përveç përvojës profesionale, Z. Vokshi ka edhe përvojë akademike ku nga viti 2007 është i angazhuar si ligjërues në lëndët E Drejta Civile, E Drejta e Kompanive dhe Qeverisja Korporative në Kolegjin Evropian Dukagjini në Pejë. Z. Vokshi ka përfunduar studimet bazike në fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ndërsa ato Master në London Metropolitan University në Londër, Britani e Madhe. Ka edhe një Master në të Drejtën Civile të fituar nga Universiteti i Prishtinës.